Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë nesër drejt Britanisë së Madhe.
Në vizitën e tij në Londër, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak, shkruan Euronews, transmeton GazetaDemos.
Një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Po ashtu Rama pritet të marrë pjesë në një aktivitet ku pritet të diskutohen pikat se si po përgjigjet Shqipëria ndaj agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës.
Përveç kësaj, pjesë e diskutimit do të jetë çështja se ku beson Tirana se Kina përbën kërcënim më serioz./Demos/