Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama: Tash e tutje aktivitetet kulturore do të mbahen në skenën e krijuar në Pallatin e Rinisë

    02/11/2023 10:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se tash e tutje koncertet, festivalet, dhe shfaqjet e ndryshme do të realizohen në skenën e re të krijuar në Pallatin e Rinisë.

    Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se për këtë është dakorduar edhe drejtori i RTK-së dhe kryeshefja e Ekzekutive e Pallatit të Rinisë.

    Tutje ai ka thënë se kryeshefja ekzekutive, Mrika Gashi i ka njoftuar se ambientet e Pallatit po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente.

    “Koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme, të gjitha këto do të realizohen tash e tutje në skenën e re të krijuar në ish sallën e djegur të Pallati i Rinisë. Ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit. Mrika Gashi, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, na informoi se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente”, ka shkruar Rama.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Bekë Berishën nuk e njoh, e pash në shesh një ditë ia dhash dorën, m’u dok djal i mirë

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit

    Të Fundit

    Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës 

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.