Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama takohet me Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    01/07/2025 10:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së hënës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian, që po mbahet në Shkup. Ky takim është cilësuar nga Ahmeti si “vëllazëror”, duke theksuar se mbështetja e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është e pakushtëzuar.

    Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjesë e kësaj rruge të pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

    Ahmeti ka përshkruar diskutimin si një bisedë të thellë politike, ku janë prekur çështje të rëndësishme për të dyja vendet, mes të cilave kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevoja për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces. Diskutuam për:Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;Marrëdhëniet ndëretnike në vend; Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane”, ka shkruar Ahmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Të Fundit

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Atiq e Durmishi inspektojnë punimet e urave mbi Ibër, Policia e KFOR-i monitorojnë nga afër situatën

    Xheneta Fetahu pretendon se përmbajtja e saj në Snapchat është më e veçantë: Fotografi që mbajnë buzët hapur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.