LajmeNdërkombëtare

Rama shton shenjat në murin e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, Kos: Jam e impresionuar

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë ndalur gjatë vizitës në Bruksel pranë tabelës ku shfaqej procesi i avancimit drejt integrimit europian të të gjitha vendeve që duan të jenë pjesë e unionit në të ardhmen.

Në një ceremoni simbolike që shënonte hapjen e grupkapitujve të tjera me Shqipërinë, Rama vendosi në tabelë shenjat e reja që tregonin ecurinë e Shqipërisë në këtë proces.

Komisionerja Kos vlerësoi edhe një herë ambicien e Shqipërisë dhe qeverisë së saj për mbylljen e negociatave brenda 2027.

“I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor thuajse gjithçka ishte e kuqe. Ngjyra e kuqe tregon për kapitujt që nuk janë hapur, e verdha për ato që janë hapur dhe jeshile, të mbyllura provizorisht. Mesa duket kemi hapur një tjetër grupkapitull. Unë do të heq tashmë ngjyrat e kuqe dhe ju do të vendosni ngjyrën e duhur. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat deri në 2027. Jam e impresionuar nga këmbëngulja juaj dhe ekipit tuaj”, u shpreh Kos, shkruan A2 Cnn

Back to top button