Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria shqiptare synon që në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë më para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha digjitale.
Rama tha se për ta realizuar këtë ju duhet, siç u shpreh ai, goxha sensibilizim.
“Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim”.
“Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, tha Rama.