Sot ka filluar adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë, shkruan Gazeta Demos.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se tanimë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.
Ai thotë se janë siguruar që të ofrohen kushtet për trajtim human të tyre dhe siguri më shumë për qytetarët e kryeqytetit.
Tutje thotë se qentë e adoptuar do të jenë të pajisur me mirkoçip dhe do të monitorohen nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Njotimi i plotë i tij:
Filloi adoptimi i qenve endacakë në #kryeqytet.
Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.
Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.
Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.
Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre.
Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Lulzim Fushtica