Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama pyetet pse po i referohet Hashim Thaçit si president kur Kosova tani ka presidente Vjosa Osmanin: Kjo është përgjigja e tij

    20/06/2022 16:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se nuk po nënçmon presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kur po i referohet me president e jo ish’president Hashim Thaçit.

    Kryeministri Rama dje gjatë vizitës te familja e ish’presidentit Hashim Thaçi, të njëjtit i referohej si president dhe dikush këtë e kuptoi si adresim edhe Vjosa Osmanit, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk po i njihte atë si presidente, shkaku edhe i raporteve jo shumë të mira në mes tyre, sidomos pas publikimit të një fotografie nga ana e presidentes Osmani, ku Ramën e shfaq me gjysmë trupi.

    Por Rama e ka mohuar këtë, duke thënë Thaçit i referohet si president dhe jo si ish’president, pasi një praktikë e tillë përdoret në vendet më të zhvilluara demokratike të botës, dhe edhe ai vepron njëjtë.

    “Së pari mendoj se duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejtë shoqërive të zhvilluara shëndetshëm nga pikëpamja demokratike, të cilat termin ish’president apo ish’kryeministër nuk e përdorin. Nëse ju do të shikoni se si i drejtohen presidentëve në Amerikë në Francë, apo kryeministrave në Angli e Itali, do të shikoni se i drejtohen gjithmonë presidenti Bush, presidenti Obama, presidenti Karter dhe kështu me radhë”.

    Rama tha se kur Thaçit i referohet si president, këtë nuk e bën sepse nuk e din se kush është presidente e Kosovës aktualisht. Ai madje tha se Vjosa nuk i ka problemet e Thaçit, dhe i uron shëndet e lumturi, pa tendencën për ta nënçmuar apo anashkaluar.
    “Kështu që kur unë them presidenti Thaçi kjo nuk nënkupton se unë nuk e di se cila në këtë rast është presidentja e Kosovës. Nga ana tjetër Vjosa gëzon shëndet të plotë, nuk ka probleme me Gjykatën e Hagës, kështu që unë i urojë shëndet e lumturi dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit të nënkuptoj se po nënçmoj apo po anashkaloj presidenten aktuale të Republikës së Kosovës”, tha Rama

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    “Ndodhi 3 javë më parë”, Trump tregon kur ndaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës

    Trump akuzon Putinin se flet “budallallëqe” për Ukrainën

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.