Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit.
Ai është shprehur se numri i vizitorëve vijon të rritet me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
“Porti i Durrësit sot, teksa numri i vizitorëve vijon të rritet me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, falë edhe dëshirës së madhe të gjithnjë e më shumë shqiptarëve jashtë vendit që çdo pushim ta kalojnë në Shqipërinë e Rilindur”, ka shkruar Rama.