Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim sot Maltina Jasharin, vajza e cila po e përfaqëson Kosovën në garat automobilistike.
Rama thotë se Maltina Jasharit i ka dhuruar hyjneshën e Prishtinës.
“Unë e nderova edhe flamurin edhe mbiemrin tim – tha Maltina Jashari gjatë takimit tonë në Odën e kryeqytetit – një fjali që do ta mbaj mend gjithmonë si kryetar i Kryeqytetit. Ishte nder dhe kënaqësi ta presim dhe ti dhurojmë hyjneshën e Prishtinës një vajze që me guxim e pasion po e çon emrin e Kosovës në pistat ndërkombëtare të garave automobilistike”, ka deklaruar Rama.
Ai ka pohuar se puna dhe dhe përkushtimi i saj, si në Formula Women Nations Cup, ashtu edhe në studimet për inxhinieri arkitekturore, janë dëshmi e qartë se e ardhmja i takon atyre që besojnë dhe veprojnë.
“Maltina, je frymëzim për të gjithë ne”, shkroi Rama.