Lajme

Rama njofton se iu janë alokuar një pjesë e mjeteve financiare, thotë se do të procesohen pagat sa më shpejtë të jetë e mundur

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Ministria e Financave ka alokuar një pjesë të mjeteve financiare.


Ai ka thënë se Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës, do të vazhdojë punën jashtë orarit të rregullt të punës, që të procesohen pagat sa më shpejtë.

“Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria”, ka shkruar Rama.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button