Kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte pjesë e Samitit për të Ardhmen në selinë e OKB-së në New York, SHBA.
Teksa foli për sigurinë në botë, kreu i qeverisë së Shqipërisë, u shpreh se edhe pse vendi i tyre është i vogël, ka përcjellë mesazhe të mëdha, teksa përmendi strehimin ndaj popullit hebre dhe afganistanëve.
”Një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar. Jemi buzë një rreziku dhe askush nuk është i sigurt, sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, nëse nuk përballemi me to do të dështojmë. Veprimi ndërpalësh është nevojë!”.
”Fjalët e mira duhet të transferohen në vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ka përcjellë mesazhe të mëdha. U shndërrua vendi i madh në Evropë që strehoi hebrenjtë”.
”Pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ne strehuam mijëra afganë. Shqipëria i dha botës Shenjtoren Nënë Terezën”, u shpreh Rama.
”Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.