Lajme

Rama në Spanjë në samitin për demokracinë, takohet me Sanchez, më pas me presidentin e KiE

Pas Italisë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, me ftesë të homologut të tij Pedro Sanchez.

Kreu i qeverisë shqiptare po merr pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që këtë vit zhvillohet në Barcelonë.

Ai është takuar me kryeministrin Sanchez, dhe ka marrë pjesë në foton zyrtare familjare të samitit. Në agjendë është parashikuar edhe një takim me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Një ditë më parë, kryeministri shqiptar u prit nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, ku u theksua rëndësia e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike mes dy vendeve. Sipas tij, Shqipëria është bërë një destinacion gjithnjë e më i preferuar për të rinjtë spanjollë, ndërsa marrëdhëniet shtetërore mes dy vendeve janë në nivelin më të mirë historik./a2cnn

Artikuj të ngjashëm

Back to top button