Gjatë fjalës së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit, kryeministri Edi Rama ka kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor dhe pasojat që sjell lufta. Ai u shpreh se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për qëllimet e veta kanë përfunduar duke u penduar për të.
Sipas Ramës, Rusia është përpjekur ta keqpërdorë lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e veta neo-imperiale. Ai u shpreh se pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe se ky vendim nuk mund të shërbejë si rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.
“Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojnë në këtë takim. Në fakt vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor”.
“Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët. Historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të. Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë”
“Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, tha tutje Rama./Tv Klan