Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar për linjën e re turistike, e që përshkon tri shtete.
Rama ka publikuar pamjet në rrjetin social në Facebook, ku ka shkruar se “National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë.
“Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”, ka shkruar Rama.