Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama me Costan: Ftoj kolegët e mi të Ballkanit të mos humbasin gatshmërinë e BE-së për zgjerim

    15/05/2025 17:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Në një konferencë për media, ai ka theksuar se brenda vitit pret që të hapen edhe tetë kapitujt e mbetur të Shqipërisë, në rrugën e anëtarësimit.

    “Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Evropian dhe Bashkimin Evropian, për aspektin tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë, sot Shqipëria është zyrtarisht në tavolinën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, tetë kapituj të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë t’i hapim të gjithë kapitujt për gjatë gjithë vitit”.

    “Plani i përbashkët është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre vjetëve, kur filluan në vitin 2024 dhe për t’i përfunduar në vitin 2027. Është një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre, dhe BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht të bazuar në meritë dhe rezultat”, ka thënë Rama.

    Rama ka theksuar se folën edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai u bëri thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të mos lënë anash procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    “Aspekti tjetër që folëm ne presidentin është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është lidhur me arsyen se pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarë të rinj, edhe konteksti politik është i tillë”.

    “Unë dëshiroj që sot të përfitojë nga rasti që t’i ftojë të gjithë kolegët e rajonit që të mos e humbasim këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE-së pa harruar që historia e gjithë këtyre viteve ka treguar se procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në një moment dhe të ngadalësohet për shumë vite”, tha Rama

    Artikuj të ngjashëm

    Del rrallë në publik, gruaja e Ramës flet për fitoren e tij: Po lidhet filli me atë çka ëndërruam në 91-ën

    Rama në konferencë me Macronin: Rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese

    Rama pas Samitit: Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.