Shqipëria do të pres më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, një ngjarje të cilën Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “takimin më të madh në historinë tonë”.
“Me Presidentin e Këshillit Evropian patëm një diskutim më të gjerë për përparimin në këtë rrugëtim, si dhe për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë. Do të jetë takimi më i madh në historinë tonë dhe ne do të jemi mikpritësit më të mirë”, tha ai.
“Kjo është e para perandori ku duam të jemi. Ndjenja jonë e besnikërisë nuk mund të përmbushet pa qenë pjesë e saj. Kështu që ishalla”.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian pritet të mbledhë liderët më të rëndësishëm të kontinentit në Tiranë, në një moment kyç për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.