Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama – Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thirr një shqiptar

    12/04/2024 17:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron, për mbështetjen që ky i fundit ia ka dhënë Shqipërisë.

    Pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Rama ka thënë se Shqipëria pret krah hapur çdo gjë që i vjen nga Franca.

    Kur vije diçka nga Franca, ka thënë Rama, nuk është vetëm një çështje parash, por është çështje diturie.

    “Ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për investimin francez për ndërtimin e dy parqeve foto voltaike të rajonit. Duam të bëjmë më shumë, jam i sigurt se do bëjmë më shumë. Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. Sepse kur Franca mbërrin, nuk është vetëm një çështje parash, por njohje dhe diturie”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez.

    Kryeministri shqiptar ka njoftuar presidentin francez edhe me disa virtyte te shqiptarëve.

    “Ne shqiptarët nuk jemi të pasur apo të mëdhenj, por kemi aftësi, jemi besnikë, gjë që është unike. Nëse një ditë do keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, është shprehur Rama./Tch/

    Artikuj të ngjashëm

    Edi Rama feston ditëlindjen e 61-të

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.