sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama kërkon ndihmë nga qytetarët për platformën për Prishtinën: Do jem në çdo lagje

    04/07/2021 21:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përparim Rama, kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK’së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka kërkuar nga qytetarët që t’i ndihmojnë në ndërtimin e një platforme të mirë qeverisëse për kryeqytetin.

    Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka thënë se për këtë do jetë i gatshëm t’i dëgjojë qytetarët “në çdo cep të Prishtinës”, shkruan Gazeta Express.

    “Plani im e i LDK-së për Prishtinën do të bëhet, në masë të madhe, në bazë të nevojave që do t’i paraqisni ju. Sepse, ju i jepni frymë këtij qyteti, ju jeni zëri më i fuqishëm që do të dëgjohet”, ka thënë tutje ai.

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës ka premtuar se do merret me çështjen e komunikacionit të dendur, ndotjen e ajrit, si dhe mbindërtimet në kryeqytet.

    Postimi i plotë:

    Të dashtun miq,

    Misioni im për t’i dalë zot Prishtinës, ka filluar! Prishtina duhet të njihet si qytet me karakter unik në botë. Sepse e tillë është në esencë.

    Jo si një qytet që është bërë simbol i kaosit urbanistik; nga objektet e egra, komunikacioni i dendur, gropat e thella e ndotja e ambientit. Qyteti jonë, sot, është tërësisht i ngufatur.

    Por, kjo, as për mua dhe as për ju s’duhet të jetë arsye për zhgënjim. Përkundrazi! Është thirrje për t’i përvjelë mëngët. Dhe, pas kaq vjetësh stagnimi kjo thirrje s’mund të injorohet më!

    Prishtina duhet të jetë qytet që ngërthen tradicionalen e modernen, natyrshëm. Qytet që u jep lumturi të moshuarve, rekreacion të rinjve dhe siguri prindërve. Të gjithë e duam një qytet me hapësira të mjaftueshme me gjelbërim, me vende ku nënat mund t’i shëtisin fëmijët e tyre pa brenga, ku të rinjtë bëjnë jetën, e ku më të moshuarit mund të kalojnë pasdite të qeta.

    Prishtinës duhet t’i kthehet shpirti.

    Ju premtoj se në këtë qytet do të ndjeheni sërish si në shtëpi. Do të marrim frymë lirshëm e do të kemi shumëçka për t’u krenuar.

    Plani im e i LDK-së për Prishtinën do të bëhet, në masë të madhe, në bazë të nevojave që do t’i paraqisni ju. Sepse, ju i jepni frymë këtij qyteti, ju jeni zëri më i fuqishëm që do të dëgjohet.

    Për t’ia dalë mbanë në këtë rrugëtim, ndihma juaj është e domosdoshme. Unë do të jem në çdo lagje, në çdo cep të qytetit e në secilin fshat; do t’ua zgjas dorën në rrugë e do t’u trokas derë më derë në shtëpi; do të dëgjoj vëmendshëm e do të flas hapur.

    Fshatrat, ndërkaq, do ta kenë vëmendjen e kujdesin si asnjëherë më parë. Projektet tona për fshatrat e bukur që e rrethojnë Prishtinën tonë, do t’i shpalosim pasi të dëgjoj edhe kërkesat e banorëve.

    Bashkë me ekipin tim dhe familjen e madhe të LDK-së, do të punojmë fort që Prishtina të jetë qyteti i të gjithëve. Kryeqytet i denjë i Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha, që të jetë destinacioni më interesant në rajon për t’u vizituar nga turistët. Sepse Prishtina do të jetë metropol. Vendi që do t’i kënaqë të gjithë; ata që jetojnë këtu, ata që banojnë përkohësisht dhe ata që e vizitojnë, qoftë edhe veç një herë në jetë.

    Prandaj, ka ardhur koha që të punojmë me vendoshmëri për ëndrra dhe qëllime të mëdha! Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë, për t’ia dhënë të mbarën kryeqytetit tonë.

    Ndonëse do të jem vazhdimisht pranë jush fizikisht, unë do të jem me ju edhe përmes kësaj platforme, ku do të komunikojmë bashkë dhe vazhdimisht për planet dhe aktivitetin tim.

    Prandaj, më shkruani! Më tregoni për brengat, nevojat dhe dëshirat tuaja.

    Në këtë betejë për shpirtin e qytetit tonë, ne do të ngadhënjejmë vetëm nëse jemi bashkë si një familje.

    Unë, do t’i falem plotësisht Prishtinës!

    Ju ftoj të na bashkangjiteni në këtë rrugëtim.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

    Kryetari me koeficientin më të lartë, ja sa do të jetë paga e Përparim Ramës

    Rama: Kemi tri opsionet për tatimin në pronë

    Të Fundit

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, kërkohet koordinim me aleatët ndërkombëtarë për aplikim

    LDK kërkon të pezullohet dyfishimi i çmimit për tatimin në pronë

    Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.