Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka mbetur edhe pak nga përfundimi i Parkut “Dua të Luaj” në Berat.
Ai është shprehur se ky park do të jetë një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët por, siç tha ai, edhe për turistët e shumtë.
“Ka mbetur edhe pak nga përfundimi i Parkut “Dua të Luaj” në Berat, një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët por dhe për turistët e shumtë që do të ndalen në qytetin e UNESCO-s”, ka shkruar Rama.