Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas zgjedhjes president të Bajram Begajt.
Ai ka vlerësuar se Shqipëria tashmë ka një president normal.
“I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, është shprehur ai.
Rama e ka cilësuar si proces jo të lehtë atë të zgjedhjes së presidentit të ri.
“Ishte një proces aspak i lehtë, kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal e të arsyeshëm.”
Ndryshe, Bajram Begaj është zgjedhur president me 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një abstenim.