Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama flet për idenë e Macronit: Do të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin evropian

    06/10/2022 14:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur optimist se nga takimi i sotëm i Komunitetit Politik Evropian do të ndërtohet diçka e rëndësishme për të gjithë komunitetin evropian.

    Pas mbërritjes në samitin e Pragës, Rama tha se ideja e Komunitetit Politik Evropian nuk është e re por, po rilind në kohë krize.

    “Sigurisht, nuk është një ide e re, është një ide shumë e vjetër, por rilind kur ka kohë krize dhe shpresoj se nuk do të ketë nevojë për një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim të tillë. Por nga ky takim ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e madh evropian të vendeve dhe njerëzve”, tha ai.

    Rama nënvizoi se Shqipëria gjendet në një rajon që kufizohet me Bashkimin Evropian dhe sipas tij është thelbësore që duke mos qenë në BE, por në Evropë të jemi në linjë të njëjtë me unionin.

    “Shqipëria është pjesë e rajonit që është Ballkani Perëndimor i rrethuar nga kufijtë e BE-së siç i dini, dhe për ne është absolutisht thelbësore që duke mos qenë në BE, por duke qenë Evropian pa qenë në Union, të jemi me ju” , shtoi Rama.

    Në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, po marrin pjesë 27 vende të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane, përfshirë edhe Kosovën. Ky samit është një iniciativë e presidentit francez, Emanuel Macron.

    Artikuj të ngjashëm

    Edi Rama feston ditëlindjen e 61-të

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Të Fundit

    Lirohet nga arresti shtëpiak dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

    E moshuara i kalon “kordonet” e policisë në Vlorë duke vrapuar pas Ramës, ky i kthehet “çka ke, çka ke?” – VIDEO

    Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

    Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.