Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rakiqi i barrikadave flet për liri, kërkon të lirohen edhe të dyshuarit për prishje të rendit

    22/12/2022 14:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit një prej personave që etiketohet nga autoritetet në vend se po mirëmban barrikadat në veri të vendit, ka folur për paqe e liri gjatë protestës në Rudare.

    Ai sërish pretendoi për maltretime ndaj serbëve por pa paraqitur ndonjë provë, ndërsa tha se po i dërgon mesazhit Prishtinës dhe mentorëve të tij, një referencë e qartë për ambasadorët e vendeve mike të Kosovës.

    “Arrestimet e pa baza, listat sekrete me emra të serbëve, si dhe maltretimet ndaj popullit serb nga ana e specialëve të Kurtit, janë arsyeja që sot jemi mbledhur sot në Rudare. Duam t’i dërgojmë mesazh Prishtinës dhe mentorëve të tyre se jemi këtu, se duam paqe, liri, dhe se nuk ju dorëzohemi atyre të cilët dëshirojnë të zhdukin gjithçka që është serbe. Jemi në vendin tonë, dhe nuk mund të heshtim ndaj padrejtësisë dhe të pranojmë zhdukjen në heshtje nga toka jonë. Dua të përsërisë se zgjidhja e kësaj krize gjendet në Prishtinë”, tha Rakiq.

    Ai kërkoi që të lirohen të dyshuarit për prishje të rendit, madje edhe sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dejan Pantiq dhe Miljan Axhiq.

    Gjithashtu, kërkoi që të largohen njësitë policore të Kosovës të cilët po kujdesen për sigurinë në veri.

    “Menjëherë të lirohen Miljan Axhiq dhe Dejan Pantiq, të cilët u arrestuan pa ndonjë bazë, të tërhiqni të gjitha listat sekrete me emra të serbëve e që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e tyre në protesta nga shtatori i vitit të kaluar deri në ditën e sotme, si dhe të tërhiqni nga veriu i Kosovës të gjitha njësitë me tyta të gjata dhe automjete të blinduara, të cilët janë duke maltretuar popullin tonë çdo ditë, dhe nën garancinë e KFOR-it se këto njësi nuk do të vijnë sërish në veri. Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk ka largim të barrikadave”, shtoi Rakiq.

    KosovaPress raportoi se serbët e pranishëm në protestë ishin kërcënuar e obliguar që të marrin pjesë në mënyrë që të duket sa më masovike. 

    Artikuj të ngjashëm

    Mediumi serb: Heshtja e dukshme e Listës Serbe për rastin e Rakiqit, mbështet teorinë se ai është rrahur nga njerëzit e Radoiçiqit

    Ish-zëvendëskryeministri Rakiq, sot Kosovën e quan të “të ashtuquajtur” e “krahinë serbe”

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Goran Rakiqit për mosraportim të saktë të pasurisë

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.