LajmeNdërkombëtare
Raketat iraniane vranë 8 persona gjatë natës në Izrael
Izraeli ka njoftuar se tetë persona u vranë gjatë natës nga sulmet iraniane në lagje të banuara në Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera.
Sipas zyrës së Kryeministrit izraelit dhe mediave vendase, numri i përgjithshëm i viktimave në Izrael që nga e premtja ka arritur në 24.
Zyrtarët e shëndetësisë thonë se afro 300 persona janë shtruar në spital.
Nga ana tjetër, Irani pretendon se mbi 200 persona janë vrarë në vendin e tyre që kur Izraeli nisi konfliktin të premten.