Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ragip Begaj lirohet nga akuza për korrupsion, Apeli hedh poshtë aktgjykimin e Themelores

    10/08/2022 10:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, muaj më parë ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjashtë muaj burgim, nën akuzat për korrupsion. Ky aktgjykim i Themelores është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, e cila ka liruar nga akuzar Begajn, me një vendim të marrë më 28 korrik.

    Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Begaj ishte shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 5000 euro.

    Sinjali ka siguruar aktgjykimin që u mor nga trupi gjykues i Apelit, ku thuhet se është aprovuar si e bazuar ankesa e avokatit mbrojtës të Begajt lidhur me aktgjykimin e Themelores në Prishtinë.

    Begaj akuzohej se me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc.

    Një pjesë e kësaj shkolle ishte planifikuar që të ndërtohet në pronë private, e cila ishte në kundërshtim me vendimet e Komunës së Malishevës.

    Ndryshe, gjatë seancës fillestare të mbajtur më 5 gusht 2021, lidhur me këtë rast, Begaj kishte deklaruar se ndjehet i pafajshëm.

    Aktakuza në këtë rast ishte konfirmuar në shtator të vitit 2021, vendim ky që ishte marrë nga gjykatësja e Departamentit Special e ngarkuar me këtë lëndë, Violeta Namani.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.