Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rafuna: Shtrenjtimi i energjisë elektrike, sjell krizë në sektorin privat

    06/05/2025 11:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtrenjtimi i energjisë elektrike po paralajmërohet se do të sjellë krizë në sektorin privat në Kosovë.

    Kështu të paktën thanë nga Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë të mbajtur për ndikimin, që do të ketë shtrenjtimi i energjisë elektrike.

    Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se bizneset do të shkojnë drejt falimentimit nëse nga qershori hyn në fuqi për daljen e tyre në tregun e lirë energjetik.

    Kjo pasi sipas Rafunës, operatorët energjetikë në Kosovë po synojnë t’ua shesin energjinë elektrike për 200% më shtrenjtë.

    “Shqetësimi i madh është se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe ofertat e para janë mbi 200% më shtrenjtë se çmimet që kanë marrë deri sot. Bizneset kësisoj do të shkojnë drejt falimentimit. Ne kemi ngritur shqetësimet dhe kemi kërkuar që dalja në tregun e lirë të shtyhet dhe rritja prej 16.1% e rrymës të suspendohet. Ne kërkojmë që vendimi të pezullohet së paku për një vit. Duhet ta kuptojnë ta gjitha qeveritë që gjendja është shumë shqetësuese sa i përket të gjitha bizneseve. Prodhimi i Kosovës është duke rënë. Sot kur ende nuk po paguhet energjia me çmimin e rritur, dhe në momentin që do të rritet çmimi ato do të mbyllen tërësisht”, shtoi ai.

    Rafuna ngriti shqetësime që importi i Kosovës ka shënuar ngritje, ndërsa eksporti po bie.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    Të Fundit

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në vendin e punës në Itali

    Arrestimi i dy zyrtarëve për korrupsion në Prizren, policia jep detajet e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.