Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rafuna: Pritjet janë se nuk do të ketë largime të mëdha nga Kosova pas liberalizimit të vizave

    26/07/2023 08:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka thënë se nuk ka indikacione që do të ketë largime masive pasi të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

    Rafuna ka thënë se ata që kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi deri më tani kanë gjetur alternativa për ta bërë këtë.

    “Nuk janë pritjet se do të ketë largime të mëdha. Ata që kanë pasur në plan të largohen tashmë këtë e kanë bërë”.

    I pari i OEK-ut megjithatë ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi vizat që po liberalizohen do të jenë vetëm për turizëm.

    “Dënimet janë shumë të larta si për individin që shkel rregullat ashtu edhe për institucionet e vendit nëse ka keqpërdorime. Besoj si turistë mund të lidhin kontakte me ndonjë punëdhënës në mënyrë që pasi të kthehen të aplikojnë siç realizohet edhe sot”, ka thënë Rafuna në një intervistë për Telegrafin.

    Ai thotë se duhet një strategji kombëtare për të adresuar këto probleme.

    “Institucionet duhet të jenë më të shpejta për të ndërtuar strategji për të ndalur të rinjtë që të largohen nga Kosova. Poashtu duhet t’i kthejmë ata që kanë filluar punë jashtë vendit apo kanë hapur biznese jashtë vendit të kthehen në vend”.

    “Ne kemi shumë nevojë për zhvillim. Nëse vendet tjera punojnë tetë orë në ditë, ne duhet të punojmë 16 orë pasi jemi shtet i ri dhe kemi filluar gjithçka nga zeroja”.

    Rafuna thotë se migrimi në masë të madhe ka ndodhur nga gjinia mashkullore e që sipas tij kjo mund të shkaktojë probleme me natalitet.

    Artikuj të ngjashëm

    Situata ekonomike, Gërxhaliu: E keqja më e mirë sot është që është keq – nesër do të jetë edhe më keq

    Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë

    Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019

    Të Fundit

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.