Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rafuna: Pa fuqizimin e gruas nuk kemi ekonomi të fortë

    07/08/2025 12:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në sheshin “Nëna Tereza në Prishtinë, të gjithë qytetarët tashmë mund të vizitojnë panairin e gruas “me zemër për diasporen” të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës

    Gratë shqiptare po prezantojnë atë që dinë të bëjnë më së miri, ushqime tradicionale, veshje tradicionale, vunica e shumë gjërë të tjera.

    Hava Doda nga Prishtina e cila punon në shoqatën “Pojata” punonte punëdore.

    Ajo prezantoi produktet e saj duke shprehur se këto lloj panaire duhen të organizohen më shpesh.

    “Punoj punëdore, çanta, tentene, kapuç të tëmijëve, tesha kombëtare… Me qenë edhe më shpesh (panairet) më mirë kishte qenë.. Të interesuar ka, po pyesin se sa kushtojnë”, tha Doda.

    Ndërsa, Shpresa Krasniqi nga Kaçaniku e cila kishte punuar ushqime tradicionale si fli, pite, bakllave dhe ëmbëlsira të tjera tregoi se punon edhe nga shtëpia.

    Sipas saj panairet ndihmojnë shumë në prezantimin e produkteve, pasi që të interesuarit shkëmbejnë dhe numrat e telefonit.

    “Marr pjesë në panaire dhe punoj nga shtëpia, shes online.. Shumë janë të interesuar, sidomos për fli e bakllava, janë të kënaqur, kushdo që i provon nuk më ndërron më.. Ka harxhime transporti, por ka edhe përfitim.. Panairet ndihmojnë shumë, se i shohin njerëzit produktet, na marrin numërat”, shtoi Krasniqi.

    E Mihane Abdullahu nga Lipjani e cila po ashtu prezantonte ushqime tradicionale tha se kësi lloj panaire duhet te bëhen më shpesh por në hapësira më të mëdha.

    “Kemi shurup të shtogut, trandofilit, kushton dy euro, kërkesa ka shumë.. Kushtojnë të gjitha, por dëshira është për të gjithë.. Duhet të bëhen me shpesh, por hapësira me qenë më e madhe”, tha ajo.

    Hapjen e panairit e bëri kryetari i OEK, Lulzim Rafuna i cili tha se ky panair frymëzom të tjerët, tregon sakrificën e gruas e sfidën që kanë pasur prej ditës që kanë filluar biznesin e tyre.

    “Është një mundësi shumë e mirë për të bashkëpunuar, është me shumë se ekspozim i mallit, panair ku mund të gjindet dhe frymëzimi. Çdo shtang sot këtu qe përfaqëson një grua tregon atë sakrificën, sfidën që e kanë pasur prej ditës që e kanë filluar biznesin deri në momentin kur kanë triumfuar dhe kjo është storje suksesi. Pa fuqizimin e gruas nuk do të kemi dhe ekonomi të fortë dhe çdo prodhim që e bëjnë e tregon me së miri arritjen dhe progresin që po e bëjnë, që po arrijmë ekonominë tonë ta dërgojmë përpara bashkarisht. Me shumë se 50 biznese por për shkak të hapësirës se kufizuar jemi detyruar me dy ndërrime me i promovua”, u shpreh Rafuna.

    Këtë panair do të zgjatë dy ditë, me rreth 50 biznese ku do të promovohen produktet e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Rruga e Xhevrijes nga sfidat tek suksesi: Një histori frymëzimi dhe fuqizimi në tregun e punës

    “Jemi të zhgënjyer”, Çerkini: Gruaja ime çdo natë thërret “erdh djali”

    Burri kanos gruan në Shtërpcë, Policia i gjen pushkë, thikë e municion

    Të Fundit

    Mot me temperatura të larta, maksimalja pritet të shkojë deri në 34 gradë Celsius

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.