Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rafuna: Dalja e bizneseve në tregun e hapur të energjisë u bë pa përgatitje dhe në mënyrë të dhunshme

    25/06/2025 20:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kritikuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për nxjerrjen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

    Rafuna ka theksuar në RTV Dukagjini se ndonëse Oda dhe sektori privat nuk janë kundër tregut të lirë, mënyra e zbatimit ka qenë e gabuar dhe e papërgatitur.

    “Asnjë biznes nuk është dhe nuk ka qenë kundër tregut të lirë. As ne si odë nuk kemi thënë që jemi kundër daljes në treg të lirë. Por, nuk mundesh me i nxjerrë bizneset në mënyrë të dhunshme, pa e përgatitur tregun. Është dashur të licencohen furnizuesit, të gjenden furnizues shumë seriozë”, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

    “Të sillen edhe nga BE-ja, jo vetëm nga Maqedonia e Shqipëria. Dhe pasi të ishte përgatitur tregu, është dashur që të përcillej një paketë, të cilën e kanë pasur obligim Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ta sjellë në fuqi për liberalizim të tregut të energjisë alternative. Sidomos për panelet solare, mbi prodhimin që e kanë bizneset, që nuk munden as me shitë e as me kompenzu me asnjë furnizues të energjisë elektrike. Dhe më pas është dashur të punohet me bizneset, që të shihet cilat janë planet e biznesit dhe si është momentumi për t’i nxjerrë në treg të lirë”, shtoi ai.

    Tek ne çka ka ndodhë? Te na ka ardhur njoftimi, ka qenë publik, nuk është adresuar as përmes odës, ka qenë përmes mediave, që më 1 qershor 1300 biznese do të dalin në tregun e lirë. Bizneset që kanë të punësuar më shumë se 50 punëtorë apo që kanë qarkullim mbi 10 milionë. Dhe askush nuk e ka pyetë biznesin, asnjëherë nga ZRRE-ja nuk e kanë bërë një studim, për të parë nëse është përgatitur tregu. Dhe asnjëherë nuk është parë në kuptimin e transparencës dhe dialogut publiko-privat se a është 1 qershori momentumi i duhur”, ka thënë mes tjerash Rafuna.

    Të Fundit

    Almira njofton ‘largimin’ nga rrjetet: Kam nevojë për shërim

    Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri… 

    Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

    Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

    “Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral” – Punëtori i KEK-ut emocionon me rrëfimin e tij, falënderon Labinot Tahirin për ndihmën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.