Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Radoniqi i bëri atij dhuratë hartën e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Kryesuesi Radoniqi e falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së. Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”.
“Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe pëkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet tutje në njoftim.