Terroristi serb, Milan Radoiçiq, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga autoritetet serbe.
Në fotot që mediat serbe i kanë publikuar, Radoiçiq shihet në prokurori dhe është nën përcjellje të Policisë serbe.
Radoiçiq është io shoqëruar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq.
Mediat serbe raporton se policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi kanë bastisur banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e MPB-së.