Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

    17/10/2024 11:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndonëse është reduktuar lista e pritjes për shërbime në Klinikën e Radiologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët po hasin në një tjetër vështirësi.

    Përveç rasteve urgjente, pacientët tjerë duhet të blejnë kontrast për të kryer CT, një tretësirë e nevojshme për vizualizim më të mirë të organeve. Mungesa e këtij materiali ka filluar rreth tre javë më parë dhe se shkaqet janë teknike. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.

    Derisa gjatë kësaj jave kjo Klinikë ka marrë donacion, disa doza të kontrastit vetëm për raste urgjente.

    Ajo thotë se janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar me kontrast të ri, porse për shkaqe teknike barnatoret kanë mbetur pa këtë tretësirë.

    Nuza flet për zvogëlimin e listës së pritjes, mungesën e stafit të mjekëve dhe shifrat e sa shërbime janë kryer brenda këtyre nëntë muajve.

    “Kontrasti për CT ka pasur një vështirësi këto 2-3 javët e fundit. Por, janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar sërish me kontrast të ri, për arsye se për shkaqe teknike kanë mbetur barnatoret pa mundësi të furnizimit. Besoj që janë procedurat e fundit që do të shkojmë. Ndërsa, kontrasti i rezonancës magnetike nuk ka problem…Pra, pacientëve iu duhet vetë të blejnë kontrastin? Shumicën i ricaktojmë, vetëm se kush shpreh vullnetin vetë individual, që dëshiron ta kryej më shpejtë, atëherë këto ditë që nuk e kemi, ka blerë kontrast”, thotë Nuza.

    Udhëheqësja e Radiologjisë potencon se lista e pritjes për rezonancë magnetike është rreth një muaj, ndërkaq ajo për CT afro tre javë. Ajo shton se biopsitë kryhen brenda javës.

    “Lista e pritjes ka qenë 13 muaj, ndërsa sot jemi listat për termine, qoftë për rezonancë magnetike data e fundit e terminit është 14 nëntori i 2024. Jemi vetëm një muaj termine në listë të pritjes. Ndërsa, ekzaminimet me CT janë përafërsisht brenda 3 javëve kryhen, për momentin punojmë me katër aparate të CT-së…Në Klinikën e Radiologjisë siç dihet bëhen edhe biopsi të shumta, për të cilat jemi brenda javës, çdo gjë kryhet brenda javës. Pastaj janë ultrazëri që është 24 tetori të këtij muaji, është dupleri që është fundi i muajit, pra 30 tetor, lista e pritjes”, potencon Nuza.

    Drejtoresha Shkëndije Nuza, bënë të ditur se kohëve të fundit po ballafaqohen me mungesën e stafit të mjekëve, pasi disa prej tyre janë pensionuar e disa e kanë lënë punën.

    “Me staf për momentin, kohët e fundit jemi pak më keq për arsye se janë pensionuar, dikush ka lënë punën, dikush është pensionuar dhe jemi zvogëluar në numër të të stafit të mjekëve…Kryesisht kemi mungesë më shumë të mjekëve”, tregon Nuza.

    Ndër të tjera, Nuza thotë se ka raste kur pacientët vijnë nga Shqipëria për të kryer shërbime në Radiologji.

    “Nga vendet regjionale a ka kërkesë për të bërë MRi apo CT në QKUK? Nuk është që ka shumë ndonjë rast, ka pasur në kohën kur janë ardhur tanët nga diaspora, kemi pasur raste shumë më shumë…Prej Shqipërisë ndodhin, por nuk janë të shpeshta. Sepse zona e veriut më lehtë vjen në Prishtinë sesa shkon në qytete tjera”, thotë Nuza.

    Krejt në fund, drejtoresha Shkëndije Nuza tregon se deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 11 mijë rezonanca magnetike dhe mbi 65 mijë rentgene. Gjithashtu, përmend se janë realizuar rreth 22 mijë CT e mbi 1 mijë e 200 mamografi.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

    Të Fundit

    Skandaloze, ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Sapo jam informuar për ngjarjen

    Vëllai i Agonit: Nëse nuk e merr shteti në dorë, ne kemi me marrë këtë rast

    “Ta shohim cilit po i del ma i mirë”, Kurti e Peci prejnë bostan në Suharekë – kujtë i doli më i mirë?

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.