Analisti politik, Gazmir Raci, vlerëson se mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë është një arritje e madhe për shqiptarët.
Sipas Racit, me këtë qendra e vendosjes për Ballkanin Perëndimor nuk është më në Beograd por në Tiranë.
“Kjo është e arritur e madhe për shqiptarët, sepse qendra e vendosje për Ballkanin Perëndimor më nuk është në Beograd dhe ajo është bartur në Tiranë. Ne si shqiptarë duhet të jemi krenar me këtë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.
“Kjo e rikonfirmon edhe njëherë aleancën strategjike të kombit shqiptar me perëndimin që një kohë të gjatë. Ne nuk kemi alternativa të tjera dhe nuk bëjmë lojëra siç bën kombi serb dhe këto ditë”.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo e rrit avantazhin për të qenë edhe kryeqendër e Ballkanit Perëndimor, për ne si shqiptarëve të Prishtinës e të Kosovës nuk është diçka e keqe dhe duhet të ndjehemi krenarë me këtë, Tirana është qytetet shqiptar dhe kryeqytet i yni dhe i shqiptarëve në përgjithësi”.