Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Raci: Nuk ka vend për dialog përderisa Serbia nuk e merr dënimin e merituar nga Bashkimi Evropian

    11/10/2023 10:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se nuk ka vend për dialog përderisa Serbia nuk e merr dënimin e merituar nga Bashkimi Evropian për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    “Mendoj që nuk ka vend për dialog përderisa Serbia nuk e merr dënimin e merituar nga BE dhe përderisa Serbia nuk i nxjerr para drejtësisë të gjithë sulmuesit në sulmin terrorist në Kosovë, mandej Serbët që janë shtetas të Kosovës duhet të dorëzohen para organeve të drejtësisë në Kosovë”, tha Raci, për Gazeta Blic.

    Analisti thotë se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin terrorist dhe për agresionin që ka bërë ndaj Kosovës, pasi që edhe Bashkimi Evropian e ka vlerësuar si një sulm terrorist ndaj Kosovës,

    “Po e para duhet që Serbia të ndëshkohet për sulmin terrorist për agresionin që ka bërë ndaj Kosovës, vet Bashkimi Evropian e ka vlerësu si sulm si agresion dhe mbi këtë konstatim Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksione të ashpra ndaj Serbisë, sepse e ka shkel rëndë rrugën e saj në anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke cenuar gjendjen e qëndrueshme stabilitetin dhe bashkëpunimit “, u shpreh ai.

    Sipas Racit, të gjithë ata që janë përfshirë në sulmin terrorist duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, tutje ai shtoi se në dialog duhet të kthehemi vetëm me një kusht që në dialogun e radhës të flasim vetëm për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe Aneksin e Ohrit.

    “Më pastaj të gjithë ata që janë përfshirë në sulmin terrorist dhe në agresioni duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar dhe në fund mund të kthehemi në dialog por me kusht që në dialogun e radhës të flasim vetëm për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe aneksin e Ohrit asgjë më shumë dhe asgjë më pakë sesa ajo që Kosova ka thënë po, plani Franko-Gjerman, njohja de fakto e Serbisë ndaj Kosovës, dhe të ecim tutje drejt anëtarësimit, Kosova në NATO dhe në BE, dhe pse jo edhe Serbia nëse i plotëson kushtet pse jo edhe ajo të bëhet anëtare e familjes evropiane”, shtoi Raci.

    Artikuj të ngjashëm

    Raci: Mendoj se vjeshta është stina kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare

    Raci: Nuk kemi ku me i ikë moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave

    Raci reagon pas raportimeve se e ka ndërruar fenë: Lajme të rreme, do të hapi rast në polici

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.