Opinionisti, Gazmir Raci, ka thënë se ka kohë që ka folur për njohjen de facto nga Serbia.
Raci në Klan Kosova, potencoi se kjo tani është konfirmuar edhe nga ndërmjetësit.
Me sa kam kuptuar nuk ka pranim, kemi situatë të re, sidomos pas 24 shtatorit, kemi gjithë komunitetin ndërkombëtar që po flet për njohjen de facto, kur unë flisja për njohjen de facto, shumë njerëz përqeshnin, thoshin se s’ka njohje de facto, nuk ekziston. Tani kemi kancelarin gjerman, presidentin francez, presidenten e Komisionit Evropian, ne presim njohje de facto.
Komuniteti ndërkombëtar erdh na tha e kemi një plan franko-gjerman, ‘që është dokumenti i fundit që mund ta arrijmë në këtë fazë’ dhe nuk ka njohje formale, ishte kryeministri që insistoi që ky dokument, e sjell njohjen de facto. Ja tash po konfirmohet nga ndërmjetësit, ka njohje de facto”.