Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramadani: S’qëndron që dojna me kap KPM-në e as anëtarët

    15/07/2024 17:44
    TV cameras in raw
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, të enjten deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

    Valon Ramadani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje [VV] u deklarua sot se Projektligji i Komisionit të Pavarur të Mediave nuk qëndron se “don me kap” KPM-në ose me i ndryshu numrat e anëtarëve, pasi që ata rregullohen në Kuvend e jo si don ti.

    Ramadani ka shtuar se AGK-ja po bën reagime “politike sesa ato profesionale”.

    “AGK-ja dhe reagimet nga të tjerët janë m ë shumë politike sesa profesionale. Kur titulli kryesor i AGK-së e vendos kështu: Qeveria Kurti, në krye me Albin Kurtin don me i kap mediat online. Është deklaratë politike.Nuk po them se është dashtë me krye opozita”, deklaroi Ramadani në “Five” të Dukagjinit.

    “Nuk qëndron se don me kap ti KPM-në. Prej shtatë anëtarëve në 11. Kjo punë zgjidhet në Kuvend. Nuk është punë e kësaj qeverie. Ka shumë kompetenca dhe iu kanë shtuar edhe shumë të tjera në bazë raportit të progresit çdo vit që e orienton që duhet të plotësohet dhe ndryshohet ligji për KPM-në. Direktiva e 2018 e orienton që duhet të rregullohen mediat online, në fund është edhe një që mirë  është të vetrregullohen, siç e ka Finlanda e jo Austria e vende të tjera”, shtoi Ramadani.

    Ramadani ka thënë se fillimisht  ka pasur dezinformim në raport me mediat online nga AGK-ja, KMSHK-ja dhe juristja e medias, Flutura Kusari.

    “Në paraqitjen e parë të AGK-së, KMSHK-së dhe Flutura Kusarit si juriste e medias ka pasur dezinformim në raport me mediat online. Pas kalimit të këtij ligjit, në reagimin e AGK-së: Këto janë ështjes që nuk pajtohen Bashkimi Evropian me këtë projektligj. Amandemantimi dhe dëgjimet publike, 93 amandamente, janë dy çështje: çështje e partive politike. Nuk i kuntribuon as interesit të vendit, me apo pa qëllim”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadorët e QUINT pas raportit të Reporterëve Pa Kufij kërkojnë të mbrohet liria e medias – takojnë kryetarin e AGK dhe Kusarin

    Hoxha: Kurti i sulmon hapur, Presidentja me Zotëriun e Parë pajtohen se media është “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”

    Federata Evropiane e Gazetarëve: Turp për VV-në dhe Kurtin për fushatën e neveritshme ndaj gazetarëve

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.