Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Provokon qytetarja serbe, e quan Kosovën të tyre: Nuk është mirë të pengohet votimi në “Kosovën tonë”

    03/04/2022 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, sot kanë udhëtuar për në Serbi për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

    Kjo për shkak se në Kosovë nuk është lejuar organizimi i zgjedhjeve serbe ashtu si në zgjedhjet paraprake.

    Transportimi i organizuar i qytetarëve serbë është bërë sot në mëngjes në ora 07:45 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës për në Rashkë, ku edhe do të votojnë në zgjedhjet që po mbahen atje.

    Por, vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, si duket nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serbë të Kosovës.

    Një qytetare serbe, në një prononcim para mediave ka deklaruar se “nuk është mirë që të pengohet votimi në Kosovën tonë”.

    “Ne nuk do të heqim dorë nga kjo (votimi) dhe do të votojmë në Serbinë tonë”, ka thënë ajo për Kosova Press.

    Ajo ka bërë të ditur se është nisur për në Serbi për të votuar pro presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Mediat serbe: Pas Kosovës, as Britania e Madhe nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit

    Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, deklarohet Murati

    Kurti ia jep disa ide Serbisë se si të votojnë serbët jashtë saj në zgjedhjet e 3 prillit

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.