BallinaLajme

Qytetari nga Lipjani publikon pamje, vetura me shpejtësi marramendëse i hyn në oborr: Për pak më shpëtoi familja

75 aksidente trafiku janë raportuar vetëm në 24 orë e fundit rrugëve të Kosovës. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit nga PK-ja, e cila vazhdimisht po i bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion, raporton GazetaDemos.

Hall me një shofer, i ka dalë së fundmi edhe një familjes nga komuna e Lipjanit.

Djali i tyre, i cili ka ngritur shqetësim, ka publikuar pamje, se si dikush, teksa po voziste me një shpejtësi goxha të madhe, u hyn të njëjtëve në oborrin e shtëpisë, kështu gjithmonë sipas tij, për pak kanë shpëtuar nga tragjedia.

Ankuesi nga Lipjani thotë se hallin më të madh e kanë me rrugën që lidh Gadimën e Epërme me Gllavicën, e që sipas tij, është bërë tmerr për ta.

“Mas shumë rasteve, ankesave e lajmërimeve qysh gjithmonë pa sukses! Edhe sonte, një pjesë e familjes teme u trishtu keq, e për pak sa nuk u shua, kur një veturë me shpejtësi të madhe e ka humb kontrollën, ka dalë prej rruge e ka hy në oborrin e shtëpisë tonë, duke i tmerru familjarët!

Kam shkru, kam postu, kam bë thirrje me dhjetëra herë që Komuna e Lipjanit me ndërmarr diçka për këtë rrugë që lidh Gadimën e Epërme me Gllavicën rrugë që veç është bo tmerr për neve! Kjo rrugë s’ka as tabela, as sinjalizim, as gunga, e veturat vozitin qysh ju teket, si me qenë në ndonjë pistë”, ka thënë ai.

Back to top button