Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qytetarët kujtojnë momentet e rënda gjatë dëbimit nga forcat serbe

    10/04/2023 15:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitë shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shkua familja. Populli në përgjithësi ka heqë keq, e këtu më kujtohet ky lum, sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet”, rrëfen mes lotëve Nazife Grajqevci, e cila e kishte përjetuar dëbimin me dhunë me tren nga forcat serbe.

    Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Bllacë, Grajqevci tregon për KP vuajtjet që janë ballafaquar në momentin kur janë marrë nga forcat serbe, derisa thotë se lutja e vetme që kishte gjatë gjithë kohës ishte të mbijetojë i gjithë populli shqiptar, transmeton GazetaDemos.

    Mes tjerash, ajo përmend edhe disa nga momentet më të vështira që kanë përjetuar gjatë qëndrimit në Bllacë.

    “Ne kur kemi ardhur në Bllacë jemi mërzitur shumë me fëmijë e burrë, nuk kemi qenë në dijeni se ku janë shku familja, populli në përgjithësi ka hekë keq. Këtu më kujtohet ky lum sepse kishim frikë se po na bie ndonjë fëmijë e na mbytet…Momenti më i rëndë ka qenë kur jemi ardhur këtu me tren, kemi zbritur dhe nuk kemi pas ku të qëndrojmë, me disa najllona e më patën ardhur disa fëmijë të dikujt tjetër që nuk e di të kujt kanë qenë. I kam shti brenda dhe i kam vesh, sepse kanë qenë pa rroba e pa mbathje dhe ju kam dhënë tesha dhe bukë. Ata fëmijë kanë shku më pas të prindërit e tyre, mërzi të madhe kemi pas i gjithë populli… Jam lutë të mbijetojë i gjithë populli sepse gjendja ka qenë shumë e vështirë”, tha Grajqevci.

    E fotografia e nënës nga Kosova me foshnjën në duar, e shkrepur në vitin 1999 gjatë rrugëtimit të kolonave me njerëz drejt kampit të Bllacës në luftën e Kosovës, u shndërrua në simbol të luftës dhe sakrificës.

    Në 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Sherife Luta ka treguar vuajtjet e refugjatëve kosovarë, derisa thekson se momenti më i vështirë ka qenë t’i kthehet shpina atdheut.

    “E kemi përjetuar shumë rëndë, e kemi pas shumë vështirë, kemi pas një udhëtim shumë të gjatë me vajzën në krah, e lodhur, shumë e rëndë ka qenë për të gjithë…Unë kam qenë me vajzën e në ndihmë kam pas babën, vjehrrën dhe kunatën, sepse burri ka qenë në luftë…Shumë e rëndë ka qenë, sepse gjatë gjithë kohës pas udhëtimit e kam pas vajzën në gji, nuk kemi pas me ngrenë diçka, tërë kohës duke ecur, rrugë e gjatë…Momenti më i vështirë ka qenë kur ja kam kthyer shpinën Kosovës dhe momenti tjetër më i rëndë ka qenë kur jemi nda me burrin, burri është ndal në luftë e ne kemi marrë rrugë…Ndërsa, momenti më i mirë ka qenë kur kemi marr kthimin për në Kosovë”, tha Luta.

    Familjarja, Lumnije Krelani e cila në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, kujton ditën kur forcat serbe i larguan me dhunë nga Kosova.

    Krelani derisa tregon vuajtjet që ka përjetuar në atë kohë, thotë se ende i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

    “E kam përjetuar shumë rendë sepse jemi ardhur prej një lufte të madhe që atë ditë i kanë vra gjithë fshatin dhe pasi i kanë vra të gjithë ne nuk kemi ditur asgjë për familjarët. Na kanë vendos me dhunë në këta trena dhe me e keqja që kam përjetuar është kur serbët na tregonin tre gishtat e ne tu e lëshuar Kosovën…Na u ndalke edhe fryma, e shikonim Kosovën si për herë të fundit dhe nuk kemi qenë në dijeni nëse do kthehemi sërish. Ka qenë një tmerr, për familjarë nuk kemi ditë asgjë”, rrëfen Krelani.

    Edhe qytetari tjetër, Hysen Grajqevci, i cili e ka përjetuar nga afër Bllacën e vitit 1999-të thotë se momenti më i rëndë ka qenë kur fëmijët janë ndarë prej familjeve e prindërve.

    Pas shumë vuajtjeve që kanë kaluar, Grajqevci thekson solidaritetin që kishte populli shqiptar, porse shprehet i mërzitur që tash pas 24 viteve mungon zemërgjerësia e shqiptarëve që kishin ndër vite.

    “Këtu ka qenë një katastrofë, nuk mund t’i përshkruaj gjithë atë popullatë, nuk mund t’i përshkruaj fëmijët të cilët ishin të ndarë prej familjeve e prindërve. Mandej, dhimbja ishte shumë e madhe sepse nuk kishte strehim, jemi dalë dhunshëm pa bukë, ujë e pa ditë ku janë fëmijët e familjet. Dhe me e keqja këtu se ikëm nga një okupator i cili na ndiqte në çdo hap dhe erdhëm këtu ku gjetëm një okupator tjetër, sepse këtu u ndanë më së shumti familjet mes vete…Aty është pa edhe solidariteti i popullit tonë, dhe më vjen keq që pas 24-vjeteve nuk është më ai solidaritet të cilin ishte në ato vite, sikur u harrua, kjo është e dhimbshme, pra, harresa “, tha Grajqevci.

    Po ashtu, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60 vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ka nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 viteve, dhe ka hapur ekspozitën me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stankoc dhe Çegran”.

    Krasniqi tregon sa rëndë e ka përjetuar momentin e shkrepjes së fotove të nxjerrë nga arkivi pas 24 viteve.

    “Këto fotografi janë bërë në vitin 1999-të në Bllacë, por jashtë Kosovës, në kufi të Maqedonisë…E kam përjetuar shumë keq, shumë dhimbje e emocione dhe kam akoma sot e sa herë të përmendet. Vetëm t’i shohësh fotografitë me këto fytyra se sa kanë vuajtur duke prit në autobus, mjafton…Në përgjithësi më prekin të gjitha fotografitë, ku shihet shpresa, i moshuari që ka qenë 101 vjeçare e të gjitha janë të prekshme”, tha Krasniqi.

    24 vjet më parë në Kosovë u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës 78-ditore ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.