Banorët e Komunës së Bujanovcit kanë ndarë mbi 13 mijë euro për vërshimet në Skënderaj.
Këtë e konfirmoi vet kreu Fadil Nura me rastin e publikimit të pjesës së dytë të listës së donatorëve.
Biznese, kompani e persona fizikë dhuruan para, ndërsa totali sipas asaj që shkruan në “Facebook” Nura, ka kaluar shifrën prej 302 mijë euro.