Në Kuvend po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me audio-incizimet e shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Të pranishëm në seancë janë vetëm subjektet opozitare, ndërsa mungojnë deputetët e pozitës.
Deputeti i LDK-së Anton Çuni tha se bisedimi me Radojçiqin është marrëveshje me djallin.
“Në asnjë rrethanë deputeti nuk e vë interesin personal para atij kombëtar dhe shtetëror. Nuk mund ta imagjinoj si një deputet te varri i heroit Afrim Bunajku, përulet para, familjes vendos lule dhe ngushëllon duke ditur se ai është vrarë nga njeriu i cili ke bërë marrëveshje të fshehtë, nga kryeterroristi Millan Rajdoiciq”, tha ai.