Deputeti i LDK-së, Anton Quni i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.
Ai përmes një postimi në facebook e ka ilustruar largimin e Gërvallës nga LDK-ja me brejtësit që braktisin anijën kur ajo rrezikon të fundoset.
“Brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten. Kur anija shpëton, ata bëhen xhelozë sepse nuk ishin pjesë e shpëtimit dhe fitores. Fundosja e LDK-së do të thotë fundosja e Kosovës. Unë do të jem këtu për aq kohë sa ka njerëz qe e duan LDK-në të fundosur”, ka shkruar Quni.