Reality-show BBVK tronditi ashpër sonte opinionin publik, transmeton GazetaDemos.
E krejt kjo pas hyrjes së ish-burrit të Drenushës si banori më i ri i këtij spektakli.
Hyrja e tij nuk tronditi vetëm Drenushën që e akuzonte Atillën për dhunë fizike e psiqike, por edhe banorët e tjerë.
E përveç tyre kjo zgjedhje e produksionit tronditi edhe qytetarët të cilët e akuzuan” produksionin e BBVK për këtë përzgjdhje.
”Produksioni i BBVK duke e zgjedh banorin e ri ”Vip” prej të burgosurve në burgjet e Kosovës” ishte njëri nga reagimet.
Ndërsa në një reagim tjetër kërkohej bojkotimi i BBVK dhe televizionit ku shfaqet ky reality-show.
Rikujtojmë se Drenusha përmes mediave pati folur për dhunën e Atillës ndaj saj ku pati publikuar edhe foto ku shihej dhuna fizike e përdorur ndaj saj. /GazetaDemos/