Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Qitni paratë dhe lëshoni telefonat”, punëtorët e pompës në Vushtrri terrorizohen nga hajnat me armë, i ndjekin me karrige

    10/05/2022 11:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punëtorët e një pompe të derivateve në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë janë përballur mbrëmë para mesnatës me disa persona të cilët kanë tentuar t’i grabisin, nën kërcënimin e armës.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur derisa punëtorët e kompanisë kanë qenë në vendin e punës, kur tre të dyshuar kanë hyrë me maska e kallashnikov.

    Në momentin që viktimat janë përballur me të dyshuarit, njëri prej tyre e ka mbushur armën dhe më pas iu ka drejtuar me fjalët “qitni paratë dhe lëshoni telefonat në tokë”. Për t’u vetëmbrojtur, punëtori ka kapur një karrige dhe iu ka vërsulur të dyshuarve, duke u thënë se nuk kanë para.

    “Puna” e të dyshuarve nuk u krye me sukses, pasi të njëjtit s’arritën të grabisin asgjë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë.

    Policia është njoftuar menjëherë, me ç’rast njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë filluar kërkimet për t’i kapur të dyshuarit, të cilët nuk janë hasur përreth.

    Lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar ka udhëzuar që të iniciohet si “grabitje në tentativë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Komuna e Vushtrrisë ndan nga 2 mijë euro për familjet e dy të vrarëve në Vushtrri dhe për Fahri Ademin që u plagos në punë

    Hajnat bëjnë “gërrdi” tek një famijle në Llapnasellë, vjedhin mbi 20 mijë euro

    Të shtëna me armë në Vushtrri, shtatë persona arrestohen – Policia jep detaje

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.