Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria thotë se sasia e vaksinave po rritet, bën apel te qytetarët të aplikojnë për vaksinim

    03/07/2021 21:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët që të aplikojnë për vaksinim, pasi po rritet sasia e vaksinave anti-COVID.

    Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, në Facebook, thuhet se “sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.

    Në një postim në Facebook thuhet se kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.

    Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11900 doza.

    Në total, deri më tani, Kosova ka vaksinuar 204,774 persona.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48,437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.

    Kosova nisi fushatën e vaksinimit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi imunizimi masiv.

    Deri në fund të vitit, autoritetet mëtojnë të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

    Artikuj të ngjashëm

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    Të Fundit

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.