Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Qeveria s’mund të bëjë ç’të dojë”, Hovenier ia përsëritë Kosovës kërkesën për koordinim me ShBA-të

    08/06/2024 18:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për mosmarrëveshjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti.

    Ai në një intervistë për VOA ditën e djeshme, tha se ShBA e ka në “ADN” mbështetjen për Kosovën, megjithatë, ai theksoi se kjo nuk do të thotë që një qeveri e caktuar mund të bëjë çfarë të dojë.

    “Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Është pjesë e ADN-së tonë. Thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më pro-Kosovë në botë. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë. Nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të marrë vendime politike për të cilat ne besojmë që minojnë atë që po mundohemi ta arrijmë bashkë, që është integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, afrimi drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në Këshillin e Evropës.” – tha ambasadori amerikan.

    Ai ka shtuar se ndihet komod me atë që po i kërkojnë Kosovës, pasi kjo është në të mirë të vendit.

    “Qeveria duhet të marrë disa vendime të vështira. Kërkojmë që të bëjë një punë më të mirë duke treguar ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të komuniteteve pakicë. Po kërkojmë që të punojë më me efikasitet me vendet dhe organizmat të cilat do ta ndihmojnë për t’i arritur ato qëllime. Ajo që po kërkojmë është më pak veprime të njëanshme dhe më shumë bashkëpunim.” – u shpreh Hovenier.

    Ndryshe, të enjten, shtetet e QUINT-it kanë shprehur keqardhje për vendimin për shpronësimin e pronave në veri të vendit.

    “Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, duke treguar se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar.” – thuhej në reagimin e tyre.

    Më tej, këto vende janë ankuar se Qeveria e Kosovës nuk ka pritur të gjitha procedurat e hapura gjyqësore para vendimit.

    “Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”.

    Artikuj të ngjashëm

    4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

    Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

    Trump përuron burgun e rrethuar nga aligatorët: Për të shpëtuar vraponi zigzag

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.