Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria shënjestër e kritikave: Bizneset thonë se humbën 1 milion euro në ditë nga kriza e rrymës

    24/09/2022 10:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), kanë adresuar kritika në drejtim të Qeverisë, pasi siç thonë nuk po i merr seriozisht paralajmërimet për krizë energjetike gjatë dimrit.

    Ata thonë se problemi energjetik do të shumëfishohet gjatë sezonit vjeshtor dhe dimëror, teksa thonë se kriza energjetike do t’i dëmtojë tej mase bizneset.

    Për paralajmërimet për krizë, nuk kanë dashur të flasin nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Ferat Shala, deklaron se Qeveria Kurti nuk po i adreson me kohë këto probleme.

    Shala për Ekonomia Online thotë se ekzekutivi nuk ka ide të qartë për përmirësimin e sektorit energjetik.

    “Ne nuk kemi as një lloj investimi substancial sa i përket as mirëmbajtjes e as planifikimit afat shkurt e as afatmesëm, ne nuk kemi tashme as strategjinë e shumë premtuar, ne nuk kemi as një veprim juridik në përmirësimin e legjislacionit, ne nuk kemi asnjë ide se si do te shkoj sektori energjetik jo vetëm këtë vit por edhe vitin e ardhshëm”, u shpreh Shala.

    Shala për Ekonomia Online, shprehet i bindur se kriza energjetike në Kosovë do të jetë e madhe.

    Ai shprehet i habitur sesi Qeveria në këtë mandat nuk ka ndërmarr masa konkrete për sektorin energjetik.

    “Ne përveç pjesës se zhurmës së madhe që ka bërë kjo qeveri me çështjen e blerjes së baterive, që nuk kanë as një ndikim  se paku në planin afat-mesëm dhe afat shkurtë në Kosovë do të thotë nuk kemi as një veprim konkret që kanë bërë, pra janë jashtë loje sa i përket kuptimit menaxhues. Është vërtet për të ardhur keq se si ka mundësi një qeveri pothuajse afër një vit e gjysmë se i ka mbush nuk ka as një veprim konkret ekonomik dhe zhvillimor për të  dalë nga kriza energjetike. Definitivisht po, e them me keqardhje por do të jetë dimër i vështir dhe me probleme të mëdha sa i përket çështjes së ndriçimit dhe ngrohjes”.

    Ndërsa kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, u shpreh se Kosova i ka humbur disa shanse për ta tejkaluar njëherë e përgjithmonë krizën energjetike.

    “Paralajmërimet janë që do të ketë vështirësi në furnizim me energji elektrike, prapë këtu Kosova është duke e parë këtë vetëm si paralajmërim por jo një realitet që mund të ndodh. Kosova kishte mundësi që krizën energjetike ta zbuste në disa momente: e para kur janë dhënë projekte të ndryshme për një termocentral të ri që nga viti 2004 e këndej dhe së fundmi me dështimin e marrëveshjes me Countur-Global”, u shpreh Shahini duke përmendur kërkesat e shteteve të rajonit për të marrë thëngjill nga Kosova.

    Ndërsa për kohën sa Kosova u përballë me reduktime, Shahini thotë se bizneset shpenzuan mbi 1 milion euro në ditë.

    “Bizneset në reduktimet e mëhershme që kanë qenë, kemi pasur një studim të shpejtë të cilat kanë shpenzuar mbi 1 milion euro në ditë për gjeneratorë dhe derivate”, u shpreh Shahini.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    Të Fundit

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.