Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Qeveria mundet me ra vet”, Shala flet për zgjedhjet e reja dhe vijat e kuqe me partitë politike

    18/05/2023 16:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se kjo Qeveri mund të largohet vet, pasi sipas tij, çdo gjë është në dorën e tyre.

    Deputeti, Ferat Shala për Gazetën Demos thotë se Kurti, tani pas dy vitesh e ka kuptuar se duhet reformuar kjo Qeveri.

    “Kosovës nuk i duhet zgjedhje por zgjidhje dhe kjo nuk është zgjidhje për Kosovën. Dëmi është shumë i madh për Kosovën të vazhdohet kështu. Kurti e ka parë që nuk ka realizu asgjë për dy vite dhe tani e kuptoi se duhet reformuar kjo qeveri. Nuk përjashtohet mundësia që kjo qeveri vet do të ik”, thotë Shala.

    Por, në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike.

    “PDK edhe në të kaluarën, nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë parti. Ne nuk kemi armiq sepse nuk e kemi në traditë. Unë me dhjetra here i këshilloj por ata edhe nuk i marrin parasysh”, thotë Shala.

    Ai thotë se partia e tij nuk janë kopje e VV-së që thyen e dogjën për të ardhë në pushtet.

    “Ne kemi pika që nuk mund të kuptohemi sepse nuk jemi kopje e tyre me gjujt, me djegë e me thy, herë dy flamujë e herë asnjë. Jemi shumë krenar me qëndrimet tona dhe jemi të interesuar që vendin ta stabilizojmë”, përfundoi Shala./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Të Fundit

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK kërkon suspendimin e policit

    12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.