Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Ky vendim vjen në kohën kur Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bënë një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila nxiti reagimin e Serbisë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe me homologun e tij shqiptar dhe atë kroat, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.