Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria Kurti deri me tani ka përjetuar shtatë kriza, jemi bërë burim i krizave, thotë nënkryetari i LDK-së

    09/06/2023 20:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se beson se të gjitha zhvillimet e fundit ndërlidhen me hartimin e draft-statusit për Asociacion, sepse kjo sipas tij, është pika zero në të cilën është sot Qeveria, nga e cila nuk po lëviz.

    “Ka bërë marrëveshje në shkurt dhe mars, të cilën e ka konfirmuar, Kosova ka marrë dhe ka dhënë në të njejtën kohë shumë dhe pak, unë e ndaj mendimin se në katër pozicione Kosova duhet të jetë e shqetësuar me këtë marrëveshje, por zoti Kurti e ka pranuar, dhe ne kemi thënë se kjo marrëveshje e pranuar Kosovën tani e obligon me e implementu. Nëse dëshiron me draftu statusin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe nuik ke nevojë me prodhu kriza të këtilla, është e mjaftueshme me dal me shpjegu para deputetëve, popullit dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe me ndërmarrë veprime politike. Unë besoj se e gjithë logjika të dërgon në ketë se duke shkaktuar kriza të vogla, eviton problemin e madh, sepse kjo është kriza e 7 për 2 vjet e gjashtë muaj që Zoti Kurti si kryeministër me këtë kabinet Qeveritar e ka përjetuar”, tha Haziri.

    Ai më tutje theksoi se përveç që jemi bërë burim i krizave, nuk duhet të harrojmë se para shpalljes së pavarësisë një prej garancive më të mëdha që kemi dhënë me kompromise, për Republikën e Kosovëës është se nuk do të jemi shkaktar dhe burim i krizave në rajon.

    “Kosova ka me garantuar stabilitet, fqinjësi të mirë me të gjithë popujt. Ne kemi filluar me u identifiku si burim i krizave, përkundër se themi që krejt bota e di se Serbia është fajtore. Serbia është fajtorui kujdestar, por pse ne duhet të kërkojmë fajtor jashtë kur mundemi me parandalu situata me veprimet tona politike brenda Kosovës, tha Haziri.

    Duke folur për kërkesat e SHBA-së për formimin e asociacionit dhe depërshkallëzimin e situatës në veri, si dhe për kritikat e ashpra të SHBA-së, para së gjithash të Sekretarit Blinken në adresë të Qeverisë, Haziri tha se gjithmonë duhet të përmendet një e vërtetë e madhe, që zhvendosja e kujdesit nga problemi kryesor, te problemet e vogla, ka ardhur si pasojë nga populli i Kosovës.

    “Sepse kur nuk lejon partnerët me punuar në zgjidhjen e problemit të madh, ata merren me zgjidhjen e problemeve ditore. Në janarin e vitit të kaluar, kur bota ishte e preokupuar me luftën në Ukrainë, Qeveria amerikane ka dërguar emisar të veçantë në Prishtinë dhe ka thënë mos u shqetësoni se Shtëpia e Bardhë ka me e ruajt vëmendjen dhe kujdesin ndaj Kosovës dhe ka me punu për normalizim, për të mos penguar Kosovën në ecjen e saj euroatlantike. Kjo i lazdroi liderët tonë institucional. Në vend se ne me ruajt këtë vëmendje, ne filluam me zbulu ujin e nxehtë, me gjet ku është Putini i vogël, ku është burimi i problemeve në Ballkan, se Serbia është burim i problemit. Ne e dimë se kush është, e kemi paguar me lëkurë. Ne duhet të kujdesemi që angazhimet, premtimet dhe fjalën tonë me e ruajt. Këtu në veçanti kryeministri ka dështuar”, tha Haziri.

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.