sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria e SHBA’së – Serbisë: Nuk e harrojmë vrasjen e vëllezërve Bytyqi, duhet drejtësi për rastin

    08/07/2021 07:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë thënë se zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe mbajtja në përgjegjësi e autorëve të vrasjes mbetet prioritet sa i përket raporteve bilaterale me Serbinë.

    Ambasada e SHBA’së në Beograd thonë se nuk do ta harrojnë asnjëherë një krim të tillë dhe kanë kërkuar nga autoritetet serbe të vendosin drejtësi për rastin.

    “22 vjet kanë kaluar që kur tre amerikanët, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësite speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri.

    Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka patur një hetim të plotë. Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Vendosja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kryen dhe mbuluan vrasjet e tyre mbetet prioritet sa i përket raporteve bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje përsëri autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast me vite, për një hetim të plotë. Ky rast dhe shumë të tjerë ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia të zgjidhë hetimet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’së.

    Ambasada amerikanë edhe ditë më parë ka reaguar pasi Goran Radosavljeviç – Guri ishte nderuar nga autoritetet serbe, derisa për të njëjtin kanë dyshime se ka dorë në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.